“Sot askush nuk do të thotë, babai i Konstandinit”
Gazetarja Kozeta Kurti, iu është bashkuar personazheve të shumtë publikë, që kanë reaguar pas vdekjes së papritur të regjisorit Gjergj Xhuvani.

“Sot, me ne fund je i qete!

Sot, ne gjumin e pergjithmonshem te tokes, askush s’ka per te thene as edhe nje fjale te keqe per ty; sot, nuk do jesh babai i Kostandinit (nga trendafili del gjemb, nga gjembi del trendafil e me the te thashe), nuk do jesh burri i ish- deputetes… as burri i aktores, as pedagogu qe studenteve u shkonte shtat’ e as e conin ndermend tangerllikun e fodullekun qe i karakterizon shpesh here; do jesh regjisori Gjergj Xhuvani me shume se ndoshta pas cdo “çaku” a premiere filmi… se ne keshtu jemi, te shkarravisim perdhè per cdo gabim, faj, krim te vajzes, djalit, nenes, babait, halles, dajes, fares, fisit dhe pastaj… perulemi me respekt perballe cdo njoftimi per mort ne mure e hyrje pallatesh….

Gjetsh po aq paqe, sa dhunë le…”, shkruan ajo.
Shtuar më 15/08/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori