VIDEO/ Incident i i shëmtuar në Korçë, trajneri godet me shpullë volejbollisten e Skënderbeut

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e volejbollit për femra U-18, mes Skënderbeut dhe Dinamos.

Trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, ka goditur me shpullë sportisten 18-vjeçare. Video është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkatuar reagime të shumta.

Siç duket Në video në moment kur ekipi kishte marrë pushim, trajneri ka mbledhur sportiste për t’i këshilluar në lidhje me ndeshjen.

Por me sa duket Xeka nuk ka mundur të kontrollojë nervat e tij, e për pasojë ka nisur të bërtasë.

Trajneri nuk u mjaftua me kaq, më pas ai goditi me shuplakë një prej lojtareve./albeu.com/