Burri kërcënon me thikë dy gra në Vlorë

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi ka kërcënuar me thikë dy gra në fshatin Peshëkpi Vlorë.

Policia bën me dije se 47-vjeçari ka kërcënuar me thikë gratë për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë./albeu.com/