SKANDALI/ Djali i Mbretëreshës së Anglisë akuzohet për orgji me 9 vajza nën moshë (FOTO LAJM)

Roberts a ekuzon princin se ka fjetur me të dhe tetë vajza të tjera
Djali i mbretëreshës, princi Endrju është akuzuar se ka fjetur me tetë vajza, ku disa prejt tyre edhe nën moshë në një ishull privat.

Ishte një festë e organizuar nga pedofili amerikan Xhefri Epstein, i cili festa të tilla i përdorte për afera seksuale edhe nga të mitura. Epstein u vetëvra në burg pasi skandali mori dhenë.

Virginia Giuffre, (në atë kohë Virgina Roberts), tha se Endrju, djali i mbretëreshës së Anglisë, kishte kryer marrëdhënie me të, me Epsteinin dhe me 8 vajza të tjera kur ajo ishte 17 vjeçe. Edhe vajzat e tjera ishin nën moshë.

Princi anglez, Duka i Jorkut, i ka mohuar këto akuza. Edhe gjykatësi amerikan që hetoi çështjen i quajti të pabaza.

Por një dokumentar i Channel 4 po heton deklaratat e akuzues, Giuffre, e cila thotë se në atë kohë abuzohej aq shumë në ishullin e Epsteinit, sa ndonjëherë nuk dinte nëse do të dilte gjallë.

Ajo thotë që Epstein dhe Endrju ishin bashkë me të dhe tetë vajzat e tjera, shumica prej të cilave nuk flisnin anglisht. Epsteinin e argëtonte fakti që nuk komunikonin dot, dhe thoshte që me ato shtyhej koha më mirë. Giuffre thotë se herën e tretë që iu kërkua të shkonte me Endrjunë ishte 18 vjeçe, por vajzat e tjera ishin nën moshë.

Sipas dokumentarit, disa prova të reja tregojnë se Endrju është takuar të paktën 10 herë me Epsteining gjatë 12 viteve miqësi, dhe ka ndenjur nën shoqërinë e tij për dy-tri ditë me radhë. Epsteini kishte 13 numra të ndryshëm për të kontaktuar me Dukën anglez, në numëratorin e tij, në Florida.

Ky dokumentar bazohet dhe në të dhëna mjekësore gjatë kohës kur akuzuesja thotë se është abuzuar, dhe ka zbuluar se është shtruar në spital për gjakderdhje vaginale në periudhën e deklaruar.


Shtuar më 21/10/2019, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori