Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur në liqen, banorët dhe policia shpëtojnë 40-vjeçaren në Pogradec

Qytetarët dhe policia e Pogradecit i shpëtuan jetën një gruaje, e cila u hodh në liqen dhe ishte duke u mbytur.

Sipas uniformave blu S.K 40-vjeçe është shpëtuar nga banorët dhe policia, pasi është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit.

40-vjeçarja pasi është nxjerrë nga uji është transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxor nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/AlbEu.com/


Shtuar 5.03.2023 19:13