Shifra ekstreme nga SHBA, çdo 17 minuta vdes një person nga koronavirusi

SHBA po infektohet me COVID-19 në një mënyrë të frikshme. Shifrat e të prekurve tashmë i ka kaluar ato të Kinës. Mësohet se epiqendra e COVID-19 është Queens në New York.

Numri i të vdekurve u rrit në 450 ditën e sotme ndërkohë sistemi shëndetësor duket drejt kolapsit.

Sipas të dhënave nga New York, cdo 17 minuta vdes një person nga koronavirusi i ri, COVID-19.

Nga pesë bashkitë, Queens tani është epiqendra e shpërthimit të New York City, me 8.214 raste, një rritje një-ditore prej 32 përqind.

Shtuar më 28/03/2020, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori