SHBA-ja mbështet shkëmbimin e territoreve? Reagon me urgjencë diplomati amerikan
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka mohuar se ai, dhe qarqet amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell e ka quajtur si lajm të rremë një raportim të revistës “EU Observer” në të cilën thuhet se “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tutje popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell edhe më tutje e promovon idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk më keni thirrur ose shkruar për të më pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohet – unë jam i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe jo në politikë”, ka shkruar Grenell.

Më titullin “SHBA-ja ende e hapur për planin e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi” revista EU Observer publikoi një intervistë me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.ë këtë intervistë, Palmer ka deklaruar se u takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.

“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018.

Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.


Shtuar më 19/02/2020, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori