Sandër Lleshaj mungon tek "Air Albania", por dërgon dikë të veçantë (FOTO LAJM)
Në këto momente sportdashësit shqiptarë po shijojnë stadiumin e ri "Air Albania" ku po luhet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Francë.

Siç pritej, në stadium sonte janë mbledhur figura të njohura për shqiptarët, nga politikanët e deri tek artistët.

Por në stadium mungon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Lleshaj bën me dije se në vend të tij ai ka dërguar në stadium efektiven Ina Nuka, e cila u lëndua gjatë një proteste të banorëve të Astirit.

"Sot në këtë ditë tç rëndësishme për futbollin shqiptar, preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë, që sot si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e futbollit janë mbledhur nën ngjyrat kuqezi për të përkrahur ekipin tonë kombëtar.

Rroftë Shqipëria!"- shkruan LleshajFacebook. /albeu.com/





Shtuar më 17/11/2019, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori