Butrint Imeri na prezantoi të dashurën? (VIDEO)

S’e dimë nëse po e bën gjithçka për vëmendje mediatike, apo vajza me të cilën është shfaqur së fundmi vërtetë ia ka vjedhur zemrën Butrint Imerit.

Pasi publikoi “Diskotekën”, këngëtari u nis me pushime të cilat duket se po i shijon në maksimum. Veçanërisht, një vajzë e ka postuar më shpesh seç bën zakonisht (kur publikon modele) në llogarinë e tij në Instagram.

Dyshja po shijon diellin, detin dhe zhytjet dorë për dore si në këtë video:

Butrinti ka preferuar të mbetet diskret përsa i përket identitetit të vajzës, që mund të jetë dashuria e tij e re.

Imeri është përfolur shpesh për romancat e tij në showbiz-in shqiptar. Lidhja e tij më e bujshme ishte me moderatoren Kiara Tito, lidhje që ende sot e kësaj dite fansat kanë dëshirë ta përmendin e ta komentojnë.


Shtuar 19.05.2023 20:30