“Zarfin e kuq apo të zi?”, Kiara dhe Luizi bëjnë “lëmsh” rrjetin me postimin e fundit

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë çifti më i komentuar i momentit në showbizin shqiptar. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe u kurorëzua me celebrimin e martesës në Bashkinë e Tiranës natën finale.

Kiara ka postuar ditën e sotme një foto me Luizin dhe krahas fotos shkruan: “Zarfi i zi apo i kuq?”, duke iu referuar zarfeve në BBV, teksa e shoqëron dhe me një emoji.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, teksa nuk mungojnë dhe batutat nga ish-banorët e BBV, por komenti që ka marrë më shumë vëmendje është ai i Luizit.

“Rrini urtë se e fillova zinxhirin” shkruan Luizi duke iu referuar lojës së nominimeve në BBV./Albeu.com/.


Shtuar 22.05.2023 19:29