Berisha thirrje socialistëve: Bashkohuni me ne, revolucioni s’është i imi por i çdo shqiptari

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij u bëri thirrje socialistëve dhe punonjësve të administratës si dhe elekoratit gri, t’i bashkohen opozitës në këtë revolucion, duke thënë se nuk është i tiji, por i çdo shqiptari.

“Luftoni  për veten, për vendin tuaj, për Shqipërinë. U bëj thirrje socialistëve, bashkohuni me këtë revolucion. Idealet tuaja nuk janë vjedhja, shkretimi i Shqipërisë,. Bashkohuni me në të shpëtojmë Shqipërinë. Revolucioni nuk është i Sali Berishës, por i çdo shqiptari. Një thirrje vëllazërore do ju drejtoj sot ayre që janë të dëshpëruar dhe të zhgënyer. Ju them se keni shumë arsye për të qenë të zhgënjyer, por kurrë nuk mund të gjeni arsye për të qenë indiferentë. E keqja nuk kërkon asgjë tjetër për të triumfuar, por vetëm indiferencën e njerëzve të mirë. Ndaj bashkohuni me ne. Një thirrje u bëj të gjithë punonjësve të administratës shtetësore, mos harroni se në ligj dhe moral nuk jeni truprojë dhe as shërbëtorë të një organizate kriminale që drejtohet nga Rama, por në shërbim të qytetrëve. Sot po përjetoni terror digjital, sepse Rama ju ka thyer në qenie digjitale. Bashkohuni me ne ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale. Revolucioni ynë ka si qëllim madhor t’i japë goditje varfërisë së Shqipërisë, sepse varfëria është nëna e të gjitha të këqijave dhe luftohet duke dyfishuar rrogat dhe pensionet, duke ulur e përgjysmuar taksat, cmimin e energjisë. Varfëria luftohet duke investuar në infrastrukturë për ju, duke krijuar kushtet që ju meritoni”, tha Berisha.


Shtuar 3.03.2023 13:43