Rrezikon 7 vite burg për lobimin rus, reagon për herë të parë Basha
Ditën e sotme Basha është shpallur i panderuar nga Prokuroria për dosjen e lobimit rus.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë nga Kruja lidhur me thirrjen e tij si i pandehur për çështjen e pastrimit të parave dhe lobimit rus në SHBA ku tha se akuzat ndaj tij janë të turpshme.

Rama gënjeu për dy vite me radhë. 90% e gënjeshtrës u çmontua, 10% e pjesës tjetër do të çmontohet në Gjykatë.m Akuzat e Prokurorisë të urdhëruara nga Rama u tërhoqën.

Prokuroria e urdhëruar nga Edi Rama u tërhoq. Akuzat e pastrimit të parave janë të turpshme. Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave.

Tha se ka dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme. Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”,- tha Basha./albeu.com/

Shtuar më 08/11/2019, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori