Shakira e thumboi edhe në këngën e fundit, Pique i përgjigjet menjëherë

Këngëtarja e njohur Shakira publikoi në fillim të kësaj jave këngën e saj të re ‘Acrostico’ ku i ka befasuar të gjithë me një këngë shumë prekëse dhe emocionale në të cilën shpreh disa nga vështirësitë që ka kaluar gjatë muajve të fundit pas divorcit të bujshëm me Gerard Pique.

Artistja është kritikuar nga disa për prezencën e fëmijëve të saj në videoklip, të cilët ndërhyjnë në tekst dhe ajo hedh disa thumbime për ndarjen e saj nga ish-futbollisti.

Në video shfaqen edhe Milani edhe Sasha dhe shumë e kanë pyetur veten se si e ka përballuar Pique këtë situatë.

Thashethemet thonë se ai nuk është lajmëruar aspak për këtë gjë, megjithëse është e paqartë nëse kjo është e vërtetë apo jo. E shumë prej fansave po prisnin për një përgjigje nga ish-futbollisti i Barcelonës.

Dhe duket se kështu ndodhi, në mënyrë indirekte Pique ka reaguar duke publikuar një foto me partneren e tij Clara Chia në Instagram.

Disa prej fansave shprehen që e shohin këtë si një përgjigje ‘delikate’ të ish-futbollistit, ndërsa shumë të tjerë konsiderojnë se nuk ka të bëjë me asgjë, se është një rastësi dhe se pa u zgjatur ka dashur të ndajë një foto të atë dhe partneren e tij aktuale.

 


Shtuar 22.05.2023 23:22