Kessie sërish në Milano? Nisin negociatat

Franck Kessie dëshiron të rikthehet në Milano, jo më te pjesa kuqezi, por të rivalët e tyre të përjetshëm, tek Inter. Mesfushori nuk po gjen hapësira në radhët e Barcelonës, minuta për të kanë qenë me pikatore, për këtë arsye Kessie po studion terrenin për të kuptuar nëse ekziston mundësia për tu transferuar tek Inter. Pengesat për të arritur te Kessie janë disa, duke nisur nga vlera e kartonit deri te paga e tij sezonale.

Mesfushori përfiton te Barcelona, 6.5 milionë euro, shifër që Inter nuk ja premton dot. Për këtë arsye, Inter mund të futet në negociata me Barcelonën, por vetëm për një huazim me të drejtë blerje. Sigurisht që një lëvizje e tillë nuk do pritej mirë nga tifozët e Milan, si në rastin e Calhanoglu.

Në përfundim të këtij sezoni, Inter duhet të mendojë për të gjetur një qendërmbrojtës, pas largimit të mundshëm të Milan Skriniar. Sipas La Gazzatta dello Sport, Umtiti mund të jetë një opsion për të zëvendësuar sllovakun.


Shtuar 4.03.2023 12:07