Lirohet nga burgu “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme me 225 gjoba në sirtar

Është liruar nga burgu shoferi i BMW-së ngjyrë gjelbër i cili u arrestua për manovrat e rrezikshme që bënte me mjetin e tij në Prishtinë.

34-vjeçari u arrestua pasi u filmua duke bërë lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, duke rrezikuar mjetet e tjera në rrugë.

I njohur ndryshe me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri prej kohësh me veturën e tij BMW ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.

34-vjeçari ka gjithashtu mbi supe 225 gjoba për shkelje të rregullave të Korit Rrugor.

@babaishehrit12 #wiral #bmwegjelbert #papiqulo #ronelahajatiofficial #matolale??albania??rap ♬ original sound – Papichulo?

/albeu.com.