Raporti sekret i CIA-s: Pako dhe llogari bankare, si u punua për përmbysjen e Enver Hoxhës
Sipas një dokumenti të deklasifikuar, vetëm në një vit u futën në territorin shqiptar rreth 40 agjentë. Po ashtu tregohet se si synohej të goditej regjimi komunist. Viti 1952">1952
Infiltrimet

Operacionet tona të infiltrimit të agjentëve nisën me tre grupet e sipërpërmendura në fund të 1950 dhe më tej në verën e 1951 me infiltrime si nga ajri dhe në rrugë tokësore.

Agjentët ishin udhëzuar ta stabilizonin veten brenda vendin dhe nëse është e mundur të nxisnin një rezistencë të koordinuar duke kontaktuar me të gjitha grupet që mund të gjenin.

Ata kanë mbledhur inteligjencë operacionale dhe kanë përhapur propagandën e KSHL. Fillimisht ne u përpoqëm të mbanim kontaktet me grupet me anë të lidhjeve radio-telefonike me frekuencë të lartë por aparatet rezultuan me besueshmëri të ulët prandaj iu rikthyen të komunikimeve standarde radio.

Aktualisht kemi komunikim me një grup që ka stabilizuar pozitën e tij në veri të Shqipërisë dhe është furnizuar disa herë me anë të lëshimeve.

Një total prej 10 grupe agjentësh, me 39 njerëz, është dërguar në Shqipëri në periudhën nëntor 1950 tetor 1951.. nga këta 13 njerëz janë rikthyer me sukses në Greqi, 6 janë strehuar në Jugosllavi, 4 janë kapur dhe dënuar si spiunë nga autoritetet shqiptare, 9 janë vrarë në aksion dhe 7 besohet se janë ende operativë edhe pse aktualisht kemi kontakte vetëm me 4 prej tyre.

Megjithëse humbjet kanë qenë të rënda dhe llogariten afro me një të tretën e njerëzve, dhe megjithëse është vendosur ndryshimi i metodave operacionale, operacionet fillestare kanë qenë një burim i vlefshëm përparimi dhe eksperience pasi kanë siguruar një masë të madhe informacioni që nuk mund të ishte marrë në mënyra të tjera.

Kjo na ka bërë që ne të kuptojmë më mirë problemet me të cilat përballemi.

Transmetimet klandestine

Një fazë e veçantë e luftës psikologjike është “propaganda e zezë” me transmetimet klandestine në gjuhën shqipe. Fillimisht u planifikua që transmetimet të bëheshin me një mjet detar nga ujërat e Jonit, pasi mendonim se do të ishte e vështirë që të operonim stacionin klandestin nga vendet fqinje. Pro si rezultat i vështirësive teknike me instalimin e aparatit në barkë, projekti u braktis.

Problemi u zgjidh me një marrëveshje me shërbimet sekrete greke, që na lejuan ngritjen e një stacioni të vogël radio pranë Athinës ku përdorën aparatet e hequra nga barka dhe mjete të tjera që gjendeshin aty paraprakisht.

Transmetimet nga Athina në emër të Komitetit Shqipëria e Lirë nisën në 18 shtator 1951.

Një tjetër element dytësor i luftës psikologjike kanë qenë programi letrave e pakove të dërguara nga Roma për individë të ndryshëm, me qëllim turpërimin dhe ngritjen e dyshimeve mbi zyrtarë të caktuar të regjimit komunist.

Programi përfshin korrespondencë me letra për llogari bankare inekzistente, në formë përgjigjesh ndaj interesimit inekzistent mbi hapjen e llogarive etj., ose me dërgimin e sendeve të vogla të luksit sipas porosive inekzistente nga gratë e komunistëve.

Fondet që ne kërkojmë për zhvillimin e operacioneve në 1952">1952 do të përdoren për ambientet e stërvitjes, pajisje të tjera dhe për krijimin e një depoje të vogël armatimesh e municionesh.

Mësime e konkluzione nga operacionet

Duke u përpjekur të përfitojmë sa të mundim nga eksperienca e mëparshme për hartimin e planeve për vitin që vjen, në tetor të këtij viti u mbajt në Romë një diskutim i përbashkët me Britanikët për operacionet.

Përfaqësues nga Uashingtoni, Londra dhe agjentë të terrenit analizuan aktivitetet dhe nxorën konkluzionet për planet e përgjithshme të 1952">1952. Opinioni i përgjithshëm ishte se operacionet në Shqipëri kishin prodhuar rezultate konkrete dhe kishin dhënë si për ne dhe britanikët një masë të madhe eksperience që nuk mund të përftohej në rrugë tjetër.

U pranua se disa koncepte ku operacionet ishin bazuar rezultuan të gabuara dhe nuk duhet të ndiqeshin më në planet e 1952">1952.

Një prej tyre ishte përdorimi i një numri të madh grupesh me agjentë me njerëz të rekomanduar nga Komiteti Shqipëria e Lirë, si dhe mbi pjesëmarrjen e krahut ushtarak të komitetit në çështjet operacionale të organizimit.

Mungesa e suksesit gjatë përdorimit të grupeve të shumta të zgjedhura ose të rekomanduara nga Komiteti, rezulton se vjen prej dy arsyeve kryesore; paaftësia për të mbijetuar në kushtet e vështira në vend e personelit të nivelit të ulët të përdorur, dhe së dytë siguria e ulët e aktivitetit tonë prej përfshirjes së Komitetit në aktivitet, edhe pse këta të fundit nuk kanë akses në të dhënat e infiltrimeve, lëshimeve apo informacione të tjera kritike.

Duke u përpjekur të nxirrnim mësime nga pengesat, në politikat e vitit 1952">1952 do ruhen të tjera parime si zhvillimi i teknikave më klandestine për rekrutimin, stërvitjen dhe infiltrimet e agjentëve, të cilët do të ngarkohen me misione specifike, përkundër misioneve me objektiva të përgjithshëm e të përbashkët.

Synimet

Përpjekje do të bëhen për rekrutimin e agjentëve të nivelit më të lartë, që do të na lejojnë kontakte me njerëz më të rëndësishëm e më me influencë brenda vendit.

Ata do të rekrutohen në mënyrë të pavarur nga Komiteti Shqipëria e Lirë apo pika të tjera të kompromentuara si Kompania e Gardës apo kampet e refugjatëve në Greqi, Itali dhe tjetërkund.

Komiteti Shqipëria e Lirë nuk do të lejohet të marrë pjesë në çështjet operacionale dhe të agjentëve. Më shumë vëmendje do t’i jepet stërvitjes së agjentëve për mbijetesë dhe do të përfshihen vendndodhje të reja stërvitore.

Përveç infiltrimeve ajrore e tokësore do të bëhen përpjekje për krijimin e aseteve për infiltrim detar, me të cilin britanikët kanë regjistruar sukses të konsiderueshëm si në zbarkime dhe në tërheqjen e grupeve nga tokat shqiptare.

Si një ilustrim i operacioneve të reja që ne propozojmë, mund të citojmë marrëveshjet e bëra me ish-mbretin shqiptar Zog për një grup të veçantë inteligjence.

Ky tip misioni mund të jetë i rëndësishëm pasi ne dhe britanikët besojmë se revolucioni që do të pasojë në Shqipëri është i varur në masë të konsiderueshme nga dezertimi thuajse masiv i ushtrisë. Në lidhje me këtë mbreti Zog do të angazhojë dy oficerë që kanë lidhje me zyrtarë shqiptarë të forcave të armatosura dhe të administratës.

Në do t’i infiltrojmë këta njerëz nga toka për zhvillimin e një misioni gjashtë-javor zbulimi, për të kontaktuar me zyrtarë në poste dhe për të përcaktuar gjendjen aktuale dhe masën e përafërt të oficerëve apo të tjerëve që mund të na ndihmojnë në përmbysjen eventuale të pushtetit.

Për arsye të pozitës së tyre të mëparshme në vend dhe për faktin se janë më të arsimuar se shumica e agjentëve të deritanishëm, besohet se ky mision ka më shumë shanse të prodhojë rezultate të vlefshme. Në lidhje me tipet e tjera të operacioneve për vitin 1952">1952, pikëpamja anglo-amerikane ishte të vazhdojmë lëshimet e fletushkave për të ruajtur nivelin e propagandës.

U propozuan gjithashtu hartimi i mënyrave të reja të luftës ekonomike, megjithëse deri tani veprimi në këtë front ka qenë i vogël pasi e gjithë tregtia e jashtme shqiptare bëhet vetëm me vendet satelite sovjetike, përveç një pjese të vogël tregtie që lëviz nga Trieste të cilën do ta godasim.

Ne ramë dakord gjithashtu për një riorganizim të Komitetit për ta bërë më funksional e më fleksibël, me qëllim të tërheqë sa më shumë mbështetës. Aktualisht jo të gjithë anti-komunistët shqiptarë janë të përfaqësuar në Komitet dhe duam t’i japim shansin për t’u bashkuar dhe disa grupeve ish-fashiste. Dëshira për zgjerimin e përfaqësimit të Komitetit vjen prej mbështetjes që këto grupe të ndryshme kanë në popullatë të cilat mund të jenë të dobishme. Si rezultat i diskutimeve tona në Romë ne ramë dakord do të jetë nevoja për një forcë të shpejtë prej më shumë se 1000 njerëz.

Diskutimet finale

Në konkluzion ne duam të theksojmë se për arsye të izolimit nga Blloku Sovjetik, dobësisë ushtarake dhe politike dhe armiqësisë së popullit të saj ndaj regjimit komunist, Shqipëria është vendi më i thjeshtë për t’u ndarë nga blloku lindor, dhe ku shtytja e Perdes së Hekurt mund të bëhet me kosto më të vogla e me shanse më të madha suksesi.

Duke parë vendndodhjen gjeografike dhe situatën e brendshme Shqipëria rezulton si terreni më i mirë stërvitor për aktivitetet e CIA të tipit OPC.

Politikat e SHBA për Shqipërinë përfshijnë gjithashtu arritjen e një Shqipërie të pavarur, miqësore ndaj Perëndimit. Ne besojmë se përpjekjet diplomatike dhe të rrugëve të tjera jo-militante duhet të ndiqen për arritjen e këtij objektivi. SHBA beson se ka terren për veprim të organizuar e koordinuar dhe kjo mund të arrihet me rreziqe minimale diplomatike.

Departamenti i Shtetit dëshiron që aktualisht aktivitet e CIA të kenë si objektiv primar krijimin e një organizate me pozicion të fortë dhe përgatitje si brenda dhe jashtë Shqipërisë. SHBA kërkon promovimin e një Shqipërie jo-komuniste dhe trazimin e marrëdhënies së saj me Bashkimin Sovjetik, me qëllim final ndërprerjen e influencës dhe pushtetit të BRSS në vend.

Si pjesë e politikave të SHBA në Greqi në rast të një sulm komunist ndaj vendit, dëshirohet mbështetja e luftës antikomuniste në zonat e konfliktit, e cila kërkon përgatitjen e mjeteve të brendshme e të jashtme për fushatën antikomuniste guerile në Shqipëri.

Sipas udhëzimeve të ushtrisë për rajonin e Ballkanit, është e nevojshme krijimi i pikave potenciale të rezistencës për kohë paqeje.

Sipas këtyre konkluzioneve, rekomandohet ndjekja e aktiviteteve të Shqipërisë në formën e tyre aktuale dhe aplikimi i konkluzioneve të takimit të Romës. Për vitin 1952">1952, operacionet e agjentëve do të na sigurojnë të tjera kontakte për depërtimin në qeverinë dhe front e armatosura të vendit, me qëllimin organizmin e dezertimeve masive në prag te revolucionit. Këto operacione do të përdorin personal të kalibrit të lartë dhe do të kryhen me siguri të shtuar për të siguruar që ky tip personali të mund të përdoret në terma afatgjatë.

Operacionet do të sjellin gjithashtu prodhim inteligjence. Do të kryhen gjithashtu operacione speciale ngacmimesh dhe propagande si nga brenda dhe nga jashtë vendit për të ruajtur kurajën dhe moralin e popullit shqiptar.

Do të vazhdojë programi i luftës psikologjike sipas linjave të zbatuara më parë, kryesisht me propagandën radio, propagandën e fletushkave dhe lëshimeve të paketave ushqimore. Zhvillimi i kapaciteteve për operacionin final të përmbysjes së pushtetit do të përfshijë krijimin e një force me 500 njerëz të zgjedhur që do të mbahen në Kompaninë e Gardës në Gjermani, e cila do të udhëheqë lëvizjen e rezistencës kur të vijë koha e duhur, për të cilën një pjesë e armatimeve gjenden të depozituara në Greqi. /SOT
Shtuar më 02/02/2019, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori