Rama u jep lajmin e mirë shqiptarëve: Biznesit të vogël do t'i hiqen taksat deri në 2029!
"Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029">2029. Këtë do ta bëjmë tani..."

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se po diskutohet që të hiqen plotësisht taksat për biznesin e vogël deri në vitin e ardhshëm.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se po shqyrtohet edhe për heqjen komplet të TVSH-së.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që mund të thuhet sot, shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël të çdo shqiptari që punon dhe krijon punë deri në 140 mln lekë të vjetra do t’i heqim të gjitha taksat deri në vitin 2029">2029.

Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit.

Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim TVSH-në komplet, por më shumë po. Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029">2029. Këtë do ta bëjmë tani”, tha Rama.

Shtuar më 04/06/2020, ora 22:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori