Rama tregon përse dështuan herën e parë për ndërtimin e aeroportit në Vlorë
“Kemi në dorë projektin e aeroportit, i cili është i gatshëm për tu marrë në dorë nga ndërtuesi dhe për të filluar ndërtimin.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të ri për aeroportin e Vlorës.

“Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin”, shprehet Rama.

Kemi në dorë projektin e aeroportin, Projekti është voluminoz që është i gatshëm për t’u marrë në dorë nga ndërtuesi dhe për të filluar ndërtimin . Deri para pak vitesh ky aeroport ishte një ëndërr dhe një premtim i përsëritur rëndomtë në fushata, askush nuk e besonte që do vinte dita që Vlora të kishte aeroportin ndërkombëtar”, tha Kryeministri.

Më tej, ai foli për turizmin, duke theksuar se në 8 muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë gati 5 milionë turistë.

“Në 8 muajt e parë të këtij viti kanë hyrë në vend 4.85 milionë të huaj, një shifër shumë më e lartë nga vitet e shkuara. Në muajt e verës janë regjistruar 400 mijë turistë më shumë nga viti i kaluar. Në 5 vjet kemi më shumë se dyfishuar numrin e turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri. Kjo ka sjell një lloj të ri interesi për ata që duan të investojnë në turizëm. Kërkesa në rritje nga kompani të huaja që duan të investojnë në hoteleri. Kërkesa goxha mbresëlënëse për disa investime të mëdha në sektorin e turizmit.

Ajo që ka ndodhur me Vlorën është një histori e njohur, është fillimi i një historie transformimi, veprat që janë realizuar do të pasohen dhe nga të tjera”, tha Edi Rama.
Shtuar më 16/09/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori