Bima “Gorrilla” që po mbillet në Shqipëri, gazetari: Një kg kushton 4.500 euro

Vitet e fundit në Shqipëri po mbillet një lloj kanabisi që quhet “Gorilla”.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, gazetari Igli Çelmeta zbuloi detaje rreth kësaj lënde narkotike të “veçantë”.

Ai tha se kjo farë kultivohet për dy muaj dhe se një kilogram kushton 4500 euro.

Sipas tij ky lloj droge kushton më shumë se drogërat e tjera.

“Lloji i fundit që është kultivuar në vendin tonë tre vitet e fundit është një lloj kanabisi që quhet ‘Gorilla’. Është një farë kanabisi që kultivohet për dy muaj është më e fortë si drogë e kushton më shumë. Një kilogram kushton 4500 euro” tha gazetari./albeu.com/