Japonia sapo zbuloi 7000 ishuj që nuk i dinte se i kishte

Japonia ka zbuluar 7 mijë ishuj, për të cilët nuk kishte informacion se ndodheshin.

Zbulimi befasues u bë pas një numërimi të ishujve në Japoni, nga ku rezultoi që vendi kishte 7 mijë më shumë nga sa mendohej më parë, shkruan CNN.

Hartat dixhitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të vendit, tregon se tashmë në territorin e tij llogariten mbi 14,125 ishuj, më shumë se dyfishi i shifrës prej rreth 7 mijë, e cila ka qenë në përdorim zyrtar që nga 1987-tës, kur për këtë çështjeje, që hartuar një raport nga rojet bregdetare japoneze.

Shifra e re, sipas autoriteteve vendase, pasqyron qartë edhe përparimet e mëdha teknologjinë e anketimit dhe detajet e hartave të përdorura për numërimin, por ajo nuk nuk e ndryshon sipërfaqen e përgjithshme të tokës në zotërim të Japonisë.

Ishujt që rrethojnë Japoninë kanë qenë në qendër të shumë mosmarrëveshjeve territoriale./albeu.com/