Rama mbërrin në Serbi, takim “kokë më kokë" me presidentin Vuçiç
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Novi Sad të Serbisë.

Burime pranë kryeministrit bëjnë me dije se Rama do të zhvillojë një takim me presidentin serb Alexandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Fokusi i këtij takimi do të jetë një 'Shengen' i vogël ballkanik, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon, heqjen e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në ballkan.

Rama do të pritet fillimisht nga Vuçiç e më pas do të ketë edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2019, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori