Rama i nisi me bujë drejt Italisë, një nga 30 të dërguarit qenka "pompist"

Një nga 30 të dërguarit në Itali, si mbështetja më e madhe e Shqipërisë për këtë vend duket se nuk ka asnjë lidhje konkrete me mjekësinë.

Qazim Ismaili i cili do të vihet në front të parë në luftën me koronavirusin, rezulton se është pompist.

Deri para disa ditëve ai vijonte të punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë ndërsa të shtunën u nis drejt vendit fqinj.

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha Ismaili, të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e prezantuan si mjek shkruan dosja.al.

Por e vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi.

Shtuar më 31/03/2020, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori