Rama-gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më e gjatë se flokët e tua do futemi në BE!
"Kur do të futet Shqipëria në BE"?

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme foli rreth përgjigjes negative që mori Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për negociatat.

I pyetur nga media, se kur do të futet Shqipëria në BE, Rama ka dhënë një përgjigje që s'pritej aspak.

"Në kohën kur unë kam dalë në rrugë për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa, i kisha të gjitha flokët dhe kam parasysh nëse do lë mjekrën që ta dëshmoj, do të bëhet më e gjatë se flokët e tua derisa ta plotësojme dëshirën dhe të bëhemi pjesë e saj.

Ky është një rrugëtim siç ishte kur ke lindur ti. Shumë gjëra do të ndryshojnë. Trashgimia jonë është shumë e rëndë", tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2019, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori