Rama flet për mini-shengenin: Ngatërrestarë s’ka vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë
Kryemistri Rama është deklaruar në Bruksel pas takimit informal me krerët e BE-së, se e ardhmja e mini-shengenit do të mbetet për t’u parë, pasi ‘ngatërrestarët nuk janë vetëmBallkan por edhe në Evropë’.

“Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion, pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëmBallkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mëdhaja.

Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë, por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal”, u shpreh kryeministri.

Shtuar më 16/02/2020, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori