"Rama është shefi im i madh", Tahiri nxjerr fotot në gjykatë: S’ka bir k*rve, ju s’keni parë asgjë akoma
Zbardhet qendrimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në seancën gjyqësore të zhvilluar sot në gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ish-ministri ka nxjerrë në gjykatë, disa faqe të gazetave dhe portaleve ku ai shfaqet me kryeministrin, dhe ka pretenduar se as Rama, as ai nuk janë "shefi i madh", që përmendet në përgjimet e grupit Habilaj.

"As unë dhe as Rama nuk mund të jemi "shefi i madh", por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”,-është shprehur ai.

Tahiri është nervozuar në gjykatë, dhe nuk ka ndaluar me mesazhet e koduara, ku ka thumbuar Fatmir Xhafajn, por edhe momente të vështira të punës së tij si ministër i Brendshëm.”S’ka bir k***, nuk keni parë asgjë akoma. Kam punuar në krye të ministrisë së Brendshme edhe kur më vunë bombat tek shtëpia. Ajo që dua është vetëm drejtësi”-është shprehur Tahiri.
Shtuar më 19/09/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori