Rama: Bombat molotov hedhin në erë një tank
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Rama u ndal tek protestat e opozitës duke thënë se kishte dhunë nga protestuesit duke hedhur bomba molotov dhe kapsolla.

Rama ështe shprehur se kjo ka qenë një papërgjegjshmëri e organizatorëve, të cilët vunë në rrezik jetën e të gjithë njerëzve që kishin dalë më 11 maj në shesh.

"Bombat molotov përdoren për të hedhur në erë tanket, një molotov që plas ngjitur me trupin e njeriut e hedh në erë. Nuk është lojë, janë mjete luftarake.

Dhe kështu ato kapsollat. Ishim këtu kur një kapsollë i preu dorën një policeje, i ra mes qafës dhe shallit dhe duke e nxjerrë i plasi në dorë. Si ai që mori flakë këtu te dera e Kryeministrisë.

Kishte hequr rrobat, se normal vapë e madhe me gjithë ato flakë, mund të kishte përfunduar keq. Shfaqje papërgjegjshmërie, politikanë të veshur me jelekë të verdhë, është fundi", tha Rama.

Shtuar më 14/05/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori