Qeveria pa Ramën dhe zgjedhje të reja! Basha jep formulën e zgjidhjes
Qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje të reja. Kjo është formula e zgjidhjes së krizës politike sipas Bashës, i cili mbajti fjalën e tij gjatë aktivititetit “Arti në mbrojtje të demokracisë”.

“Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë", tha kryedemokrati.

"Ka ardhur koha që me rastin e kësaj krize të gjithë bashkë të japim kontribut të mos mjaftohemi me kapërcimin e krizës së radhës po t’i japim fund këtij trazicioni dhe të vendosim themelet e një shteti ku askush mos jetë në gendje të kapë pushtetet dhe të braktisë paktin me qytetarët pa u përballur me pasojat që do të përballeshin në Europë. E thënë shkurt kur kemi një qeveri të kapur, si kudo kjo duhet të shkaktojë vënien e përgjegjësve para drejtësisë", tha Basha.

PD është duke organizuar protesta të vazhdueshme pas djegies së mandateve duke dalë kështu jashtë sistemit me argumentin se Parlamenti është i inkriminuar.
Shtuar më 14/03/2019, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori