Qeveri teknike me Bashën? Rama: T'i marrin të gjitha, vetëm drejtimin jo!
"Pse duhet të përsërisim një gjë që është bërë dhe nuk ka dhënë rezultat në lehtësimin e dhimbjes së humbjes dhe duhet të japë tani?"

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e PD-së për krijimin e një qeverie teknike për menaxhimin e zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama e ka cilësuar këtë kërkesë si një eksperiment të dështuar. Kreu i qeverisë theksoi se qeveria nuk jepet por fitohet me zgjedhje.

"Qeveria teknike është një eksperiment i dështuar. Nga kjo pikëpamje morën çfarë kërkuan. U kam thënë merrini të gjitha, por nuk merrni dot drejtimin e qeverisë.

Ju mund ti merrni të gjitha, gjithë ministrisë, drejtoritë. Të gjitha. Morën çfarë deshën. Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave.

Pse duhet të përsërisim një gjë që është bërë dhe nuk ka dhënë rezultat në lehtësimin e dhimbjes së humbjes dhe duhet të japë tani? Qeveria fitohet me zgjedhje", tha ai.

Shtuar më 04/06/2020, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori