Qëndroi zonë e gjelbër për shumë kohë, si u skuq sërish Librazhdi
Qëndroi për shumë kohë i pastër, por Librazhdi është infektuar sot sërish.

Kjo pasi një tregtar këpucësh ka rezultuar pozitiv.

53-vjeçari është rasti i parë i identifikuar me Covid-19 në bashkinë e Librazhdit dhe ai ka shfaqur që prej dy javësh me probleme me frymëmarrjen

Pas testit rezultoi që tregtari ishte infektuar me Covid.

Dyshohet që ai të jetë infektuar në Tiranë për shkak se ka ardhur të bëjë furnizime me këpucë për dyqanin.

Shtuar më 30/05/2020, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori