Protesta studentore: Ka presion nga qeveria
Në 4 dhjetor studentët kanë paralajmëruar nisje sërish të protestave. Ndërkohë, një grup studentesh të “Lëvizjes për Universitetin”, dhanë detaje në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, me Enkel Demin.

Sipas tyre nuk do të ketë negociata me qeverinë, por vetëm plotësim të kërkesave të tyre. Ndërkohë, njëra prej përfaqësuesve të studentëve tregoi edhe incidentet me policinë, ku sipas saj qeveria po ushtron presin.

Demi: Deri në ç’masë jeni të gatshëm të negocioni?

Studentja: Nuk ka fare negociata. Ai ka bërë monolog me veten. Janë riparuar konvikte por para 1 muaji ra tavani që do të thotë se nuk është realizuar, dhe është fasadë.

Demi: Ju keni pasur një përplasje me policinë në Qytet Studenti?

Studentja: Atë ditë kemi qenë duke protestuar, “kushtet si në Afrikë dhe tarifat si në Amerikë”. Policia na është përgjigjur duke na dhunuar. Të gjithë studentët e “lëvizjes për Universitetin” ishin aty. Ne po informonin të gjithë studetët në QS.

Demi: Ju po bënit grafite, dhe ata nuk ju kanë lejuar, e dini që është e ndaluar?

Studentja: Nuk është e ndaluar. Tirana është e mbushur plot me grafite edhe të bizneseve private. Në momentin që kemi pasur dhunë nga policia, nuk është e paligjshme ajo që bëmë.

Demi: Ka pasur dje ndonjë incident që i ka shpëtuar medias?

Studentja: Ka pasur një incident, policia ka marrë dy aktivistë, u kanë bërë presin për të treguar planet e lëvizjes.

Demi: Ka presion nga qeveria?

Studentja: Po ka një plan të tillë.

Demi: Në radhë të parë ju sot do të keni një tjetër takim te Mjekësia?

Studentja: Sot do jetë informimi, nesër do jetë takimi në orën 11.00

Demi: Do shkoni drejt te ministria apo te qeveria se duket se vitin e kaluar kjo e përçau protestën

Studentja: Faktikisht institucioni përkatës është ministria dhe ne do vazhdojmë te ministria në 4 dhjetor./abc news


Shtuar më 18/11/2019, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori