Precedenti Rama! Opozitës turke mund t'i merret Stambolli në tavolinë
Ditët e nxehta të majit 2011 do të shënonin një precedent të rrezikshëm për demokracinë shqiptare, ku përmes disa teknikaliteteve ligjore të shpikura aty për aty nga ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, Edi Ramës iu mohua fitorja në Tiranë.

Në atë kohë, pasi rezultati i numërimit kishte dalë në favor të Ramës, u vendos numërimi i votave të hedhura gabim në kuti duke i dhënë kështu Lulzim Bashës fitoren në tavolinë.

E gjithë kjo duket se po përsëritet edhe në zgjedhjet lokale në Turqi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e një pjese të kutive të kontestuara pas kërkesës së partisë së Erdoganit me argumentin se numri i votave të pavlefshme është më i madh se diferenca mes kandidatëve, shkruan Albeu.com.

Janë rreth 300 000 vota të pavlefshme në Stamboll nga më shumë se 8 milion votues, ndërsa kandidati i opozitës fitoi me 34 000 vota plus.
Opozita i trembet një marrje të fitores në tavolinë, ndërsa në rrjetet sociale tashmë po flitet edhe për precedentin e ndodhur në Shqipëri. /albeu/
Shtuar më 02/04/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori