Policia shkul çadrat në bregdetin e Durësit, gjobiten pronarët
Policia e Durrësit ka shkulur me forcë, çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur në breg të detit si dhe ka gobitur pronarët e tyre, për zaptim dhe thyerje të masave ndaj përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se gjithashtu pronarët janë paralajmërim, se lejet për vendosjen e çadrave do të jepen vetëm nga Qeveria

Bashkia e Durrësit i bëri thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare të bashkisë së Durrësit të mos ndërmarrin inisiativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe aktet normative do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve, deri dhe ndjekje penale.”
Shtuar më 27/05/2020, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori