Policia rrethon Teatrin Kombëtar, tërhiqet zvarrë regjisori Budina (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm policia ka rrethuar Teatrin Kombëtar duke filluar kështu zbrazjen e teatrit. Ndërkohë shumë artistë kanë vazhduar të insistojnë për mos prishjen e teatrit duke u përplasur sërish me forcat e policisë.

Artistët kanë shpërthyer në kritika ndaj qeverisë Rama dhe shprehen se nuk do ta lejojnë shembjen. Mësohet regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.

Policia e krimit na tërhoqi zvarrë, na hoqën nga godina. Ne nuk duam që të zbrazet teatri. Ata e hapën derën. Ata erdhën këtu sikur ne ishim kriminelë. Edi Rama mbajë mend këtë që më ke bërë ti dhe këlyshët e tu. Nuk do ta harroj “, u shpreh Budina.

Neritan Liçaj ka deklaruar se nuk do të mungojnë edhe përplasjet me policinë.

“Po se lë në botë këtë të prishet, po këtu unë jam rritur. Më vjen keq për këta njerëz këtu se do të përplasemi me ata. Ne nuk do i lejojmë”, u shpreh Neritan Liçaj. Artistët apelojnë për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve , që të mund të përballen me forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar zonën.

Nuk ka munguar edhe një deklaratë juristit Çlirim Gjatëa, i cili u shpreh se është kriminale dhuna e përdorur ndaj artistëve.

“Të themi është antikushtetues është pak, kanë ardhur 200 policë të të gjitha llojeve dhe të gjitha ngjyrave, e gjitha kjo është bërë për të futur brenda disa punonjës që të paketojnë materialet, dhe t’i hapin rrugës shembjes. Ajo që është më kriminalja është se përdoret dhunë ndaj regjisorit të madh Edmond Budina”, tha ai.

Shtuar më 24/07/2019, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori