Policia ka arrestuar një hajdut profesionist në Kavajë, i cili prej disa kohësh ishte kthyer në një shqetësim të madh për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth.
Bëhet fjalë për një 29 vjeçar, i cili ka kryer të paktën katër
vjedhje të dokumentuara nga
policia, ndërsa dyshohet se numri është më i madh për shkak të mos denoncimeve prej banorëve.
Njoftimi i policisë
Zbardhen 4
vjedhje banesash të ndodhura gjatë muajve të fundit në
qytetin e
Kavajës.
Pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1” dhe bie në pranga 29 – vjeçari i cili kryente
vjedhje banesash të ndryshme.
Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në
qytetin e
Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A
Shtuar më 14/08/2019,
ora 11:31