Po shkonte në punë me biçikletë, përplaset për vdekje shqiptarja në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një grua shqiptare është përplasur për vdekje teksa shkonte në punë.

Aksident ka ndodhur në provincën e Trevisos. Mediat italiane shkruajnë se viktima është 52 vjeçarja Diturie Goxha, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo punonte në Itali i kujdestare.

Rreth orës 7.50 të mëngjesit të së shtunës, gruaja po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një furgon tip Nissan, drejtuar nga një 44 vjeçar, i cili duket se udhëtonte në të njëjtin drejtim të udhëtimit me gruan duke e goditur atë.

Përplasja ishte e dhunshme, pasi trupi i gruas u hodh disa metra larg në asfalt.

Shkuarja me urgjencë e skuadrave të emergjencës drejt vendit të ngjarjes ishte e padobishme për shkak se gruaja kishte ndërruar jetë tanimë. Shkaqet e aksidentit fatal janë nën hetim.



Shtuar më 16/02/2020, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori