Vdes fëmija 5-vjeçar në Kosovë, dyshohet të jetë vrarë nga një armë zjarri në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri të Kosovës.

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të shtunë.

Sipas policisë dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga një armë zjarri, pasi në vendin e ngjarjes, në oborrin e shtëpisë, janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.

Rastin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. , Avni Zahiti.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML./albeu.com/ 


Shtuar 8.04.2023 22:15

Tags: