Plas sherri në Krujë: Goditje me sende të forta, njëri përfundon tek Trauma në Tiranë
Mbrëmjen e sotme në Krujë ka ndodhur një sherr me sende të forta.

Policia ka identifikuar dy persona me iniciale A.C dhe R.D., të cilët mësohet se janë përfshirë në një sherr dhe janë goditur me sende të forta.

Për pasojë, ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi mori plagë të rënda.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore dhe cili ishte shkaku i debatit që kaloi në konfrontim të rëndë fizik. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2020, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori