Plas sherri live, Eni Vasili i përvishet Klevis Balliut: Kërko falje ose jashtë!
"Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë"

Debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel u bënë mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe moderators Eni Vasili.

Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Channel, Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblema e telvizionit.

“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”, tha Eni Vasili.

“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, pretendoi Klevis Balliu.

“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”, replikoi Vasili.

Eni Vasili u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora, kërkesë që u pranua nga banorët, por jo nga ish-deputeti Balliu.

Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”, iu drejtua Vasili Balliut.
Shtuar më 14/11/2019, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori