Pipero jep lajmin e mirë: Rritja e temperaturave ul transmetueshmërinë e virusit
Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi në “360gradë” në RTV Ora, se ka disa studime që dëshmojnë se rritja e temperaturave, ul transmetueshmërinë e virusit.

Ai dha lajme të mira teksa zbuloi se treguesit e epidemisë dëshmojnë se janë të gjithë në rënie. Aktualisht në vendin tonë kemi më pak të sëmurë dhe më pak të shtruar.

“Ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës me një gradë ul transmetueshmërinë e virusit me 1.7 %. Treguesit e epidemisë dëshmojnë se janë të gjithë në rënie.

Kemi më pak të sëmurë dhe më pak të shtruar, si dhe kemi më pak raste. Këta janë indikatorë shumë të mirë, që më bëjnë mua të besoj se këtij virusi i ka rënë virulenca. Në këtë periudhë është më mirë për tu ekspozuar”.
Shtuar më 25/05/2020, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori