Për studentët nuk ka as abone! Vetëm 1 500 copë për 70 mijë studentë
Debatet janë të shpeshta çdo fundmuaji mes studentëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Konvikteve.


Më pak se 1.500 abone studenti janë të disponueshme për rreth 70 mijë studentë të universiteteve publike dhe private.

Studentët tregojnë rastin abuziv, të cilët vetëm pasi përmendin median mund të marrin zgjidhje. Nëse jo, abonetë e studentit që kushtojnë 600 lekë i përfitojnë ata që janë me fat, ose me mik.

“Kam ardhur sot në mëngjes për të blerë abone. Lashë orën e mësimit dhe jam këtu deri tani. Në momentin që u ushtruam presion atyre, nuk kishin më si të na nxirrnin. Edhe unë që humba dy orë seminar, e duhet të vazhdoj ende mësimin pavarësisht se mora mungesa”, tha studentja.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Shërbimeve Studentore, Ornela Dume i thotë Top Channel se studentët që u ankuan për mungesën e aboneve të ripyeten edhe njëherë, kjo pasi situata mori zgjidhje.

TCH: A ka abone mjaftueshëm për studentët?
Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Ju lutem, iua ka dhënë dikush të drejtën që të hyni dhe të pyesni për këtë?
TCH: Po, sepse studentët po ankohen.
Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Mund të shkosh t’i pyesësh edhe njëherë, unë di që po i marrin.
TCH: Po përse duhet të përmendin televizionet që të marrin abone?
Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Jo nuk i kanë marrë sepse i përmendën televizionet, tani unë s’kam pse të të kthej asnjë përgjigje./TCH/
Shtuar më 28/02/2019, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori