Për herë të parë pas 20 vitesh: Ardit Gjebrea bën ndryshimin e madh në Këngën Magjike
Ka nisur finalja e festivalit “Kënga Magjike” dhe që në nisje të tij, Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi, njoftuan për ndryshimin në ndarjen e çmimeve dhe na habitën.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim këto 20 vite, këtë edicion në festival do të ndahen vetëm 4 çmime.

“Ka nisur ndryshimi i madh dhe më shumë se çdo herë do ta ndjejmë në këtë mbrëmje. Pas 20 vitesh, nuk do të ketë më çmime, nuk do të ketë më nominime,” tha Gjebrea.

“Publiku dhe juria kanë marrë fuqi për të vendosur finalistët e sotëm, bashkë me votimin e artistëve për njëri-tjetrin. Më duhet të them se nëse disa finalistë janë sonte këtu, duhet t’ju jenë juve mirënjohës.”

Më pas Adrola shtoi: “Në festival do të jepen vetëm katër çmime. Për tre çmime vendos juria, ndërsa çmimin e madh e vendosim të gjithë së bashku.”
Shtuar më 07/12/2019, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori