"Pashë mamin e vdekur pranë meje", Alvini rrëfen tmerrin e luftës në Siri
Në dëshminë e tij të parë para hetuesve italianë, 11 vjecari Alvin Berisha i shpëtuar nga kampi burg në Siri, ka treguar me lot në sy se si nëna e tij u vra si pasojë e bombardimeve. Ai tha se në ato moment kishte qenë pranë saj.

"Mami im u vra nga bombat, dhe unë isha pranë saj".

Kështu është shprehur para hetuesve italianë, gjatë një seance me një psikolog, Alvin Berisha, 11 vjecari i kthyer në Itali në 8 nëntor pasi nëna e tij e çoi në Siri në vitin 2014.

Ai është ende në gjendje shoku dhe javën e ardhshme do të shtrohet në spital për tu operuar për plagën në këmbë, gjatë bombardimeve ku mbeti e vrarë nëna e tij.

Hetuesit italianë pasi u konsultuan me një psikolog vendosën të pyesin fëmijën, i cili vuan ende pasojat e traumës emocioniale që ka pësuar.

Ata do ta pyesin sërish më vonë, pasi të përfundojë operacioni në këmbë.

11 vjeçari konfirmoi me lot në sy se kishte parë të vdiste nënën e tij, dhe pse ishte shumë pranë saj ai arrit të shpëtonte.

Alvin gjithashtu shpjegoi se bombardimi ndodhi kur ata ndodheshin në një tjetër kamp, po në Siri, por jo në atë të "Al Hol", ku fëmija falë një operacioni delikat u mor për t’u risjellë në Itali.

Fëmija nuk e mban mend se kur ndodhi bombardimi që vrau nënën e tij, por mban vetëm se ishte shumë vapë.

Mjekët do të mund të kuptojnë ndoshta nga plaga se kur mund të ketë ndodhur bombardimi.

Alvin më në fund u rikthye në Itali në 8 nëntor pas pesë vitesh të kaluara në Siri dhe mundi të përqafohej sërish me babain dhe motrat e tij.

Ndoshta vetëm në të ardhmen hetuesit do të mund të kuptojnë dinamikën e fakteve dhe të mësojnë nga ai se çfarë ka përjetuar në kohën e jetuar në Siri ku ka parë të gjithë tmerrin e luftës. /abcnews.al
Shtuar më 14/11/2019, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori