Pas Arben Ndokës, arrestohet edhe vëllai i tij
Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka u arrestua “falsifikim dokumentash” e “tjetërsim pronash”.

Dhe pas tij, është vënë në pranga edhe vëllai i tij, Xhevahir Ndoka.

Ish-deputeti ka ndihmuar familjarët e tij të marrin pronë në zonën e quajtur Rana e Hedhun në Lezhë.

Ish deputeti Ndoka akuzohet jo vetëm për tjetërsimin e pronave në këtë bregdet por edhe për falsifikim të dokumentave. Organi i akuzës beson se ish deputeti ka kryer një sërë shkeljesh ligjore për t’i dhënë tokë bregdetare të vëllait, i cili gjithashtu u prangos nga policia.

Skandali me tjetërsimin e tokës bregdetare në Shëngjin u zbulua në mars të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori