Tre ditë mes flakëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri në Patos

Për të tretën ditë radhazi, zjarri në Drenie në Patos vazhdon me intensitet të lartë, duke djegur sipërfaqe të mëdha me pisha.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa kërkohet ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme në zonë dhe vijon tashmë prej tre ditësh, ku fillimisht ishte në pyllin e Roskovecit, por tashmë flakët janë përhapur dhe në zonën e Mallakastrës.


Shtuar 30.08.2020 08:33