Vigjilje e 555 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Rama: Do të kemi rishikim të historisë, debati për emrin “Ballkan”

Nesër, 17 janar, shënohet 555 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468).

Si rrjedhojë kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme në vigjilje të 555 vjetorit të Skënderbeut një të rinjtë e të reja, studiues në fushën e historisë dhe shkrimtarë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se është e pashmangshme që në të ardhmen të kemi një rishkrim dhe një rilexim të historisë.

Kryeministri është ndalur te debate për emrin Ballkan. Ai zbuloi se ka debatuar me europianët për emrin e Ballkanit dhe se janë turqit ata që [referojnë këtë e,rëti, për Evropën Juglindore.

“ Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore. Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë.

Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur(Ballkani i Hapur). Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua ë them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër.

Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut.

Por për sa kohë kemi në dispozicion sot për çfarë është shkruar, libri që keni në dorë është një ndihmesë e çmuar me një këndvështrim të ri dhe një përmbledhje që nuk e gjejmë tek asnjë nga autorët e mëparshëm, pasi edhe burimet janë shtuar”, u shpreh Rama.

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e asaj kohe.

Kështu, për 25 vjet me radhë, Gjergj Kastrioti e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët dhe vendlindjen nga sundimi i huaj.

Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti dhe shpëtoi popullin e vendlindjen, po me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes./albeu.com/


Shtuar 16.01.2023 20:08