Pacientë që humbin jetën, publikohen momentet e dhimbshme nga spitali në Londër

Numri i viktimave në Britani deri më tani raportohet se është 5413.

Edhe atje lufta me vdekjen ka marrë ritme të frikshme. Mediat britanike kanë publikuar disa pamje shokuese ku shihen pacientët teksa humbin betejën me jetën, ndërkohë që mjekët luftojnë për t’i shpëtuar.

Imazhet e shkrepura në një spitalLondër tregojnë dhimbjen e madhe dhe luftën e madhe që bëhet nga stafi mjekësor.

Mjekët e përshkruajnë situatën si të paimagjinueshme, duke theksuar se nuk do ta përballonin dot më ngarkesën, nëse do të kishte shtim të rasteve.

Shtuar më 07/04/2020, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori