Opozita kërkesë KQZ-së: Fillo përgatitjet për 13 Tetorin
Ditën e sotme, aleatët e Paritsë Demokratike kanë dërguar një kërkesë në KQZ, ku kërkojnë nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e 13 tetorit.
Letra është firmosur nga Lulzim Basha, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Kërkesë: Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendoredatës 13.10.2019">2019.

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë.

Bazaligjore: Dekreti i Presidentit të Republikës Nr. 11 211, datë 27.06.2019">2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë

Të nderuar anëtarë të KQZ,

Duke rezultuar tashmë qartë se,

-Data 30 qershor 2019">2019 nuk konsiderohet date ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019">2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019">2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

-Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit….. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.”

Dhe duke mbajturnëkonsideratë se,

– Me datë 27.06.2019">2019, Presidenti i Republikës me Dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019">2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019">2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush,

– se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019">2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi.

Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin,

Subjektet:

Partia Republikane e Shqipërisë (PRSH)

Fatmir Mediu (Kryetar)

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA)

Agron Duka (Kryetar)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)


Shtuar më 02/08/2019, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori