Opozita ngul këmbë: Nuk do lejojmë zgjedhje me 30 qershor
Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me aleatët e tij. Në mbyllje të takimit, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, u shpreh se i vetmi diskutim që është kryer ka të bëjë me bllokimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Shehi u shpreh se zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë, pasi që me shpikjen e kandidatëve, gara është manipuluar.

"36 Bashki janë pa kandidat alternativë, nuk ka garë. Këta po përpiqen që të gjejnë kandidat, dhe iu themi që sot kanë nisur manipulimet zgjedhore, ne nuk do të lejojmë që të ketë zgjedhje në 30 Qershor.

Do të rezistojmë deri në fund, sa të ketë një zgjidhje për Shqipërinë, jo për Lulzim Bashën, as për ne. Nuk mund të administrohen zgjedhjet me Edi Ramën, këtë diskutuam sot, dhe këtë do të diskutojmë derinë fund", u shpreh Shehi.

Lidhur me mbajtjen e protestës së radhës së opozitës, aleati i Bashës nuk dha një datë konkrete, po u shpreh se qëndresa do të vijojë, dhe Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të kundërshtojë në çdo formë mbajtjen e zgjedhjeve farsë. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori