Nuk justifikoi 56 mijë euro, KPA vulos shkarkimin e tij
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artor Ylli, kundër vendimit Nëntorit të 2018">2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66/1/a të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 73, datë 02.11.2018">2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artor Ylli.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.11.2019”, thuhet në njoftimin e KPA-së.

Sipas KPK, subjekti nuk arriti të justifikonte me dokumentacion ligjor shumat 16,000 USD, 30,000 USD dhe 10,000 USD që i ka dërguar një shtetasi kinez si dhe disa transferta të tjera.
Shtuar më 20/11/2019, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori