I dogjën makinën gjatë natës, çfarë deklaroi në polici Mateo Dersniku

Makina, e cila u përfshi nga flakët rreth orës 01:50 në lagjen nr. 6, Korçë i përket Mateo Dersniku t .

Automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Mateo Dersnikut ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Pronari i automjetit deklaron se ai nuk ka asnjë konflikt, ndërsa po ashtu bëhet me dije se ai nuk ka asnjë procendent penal.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./ albeu.com


Shtuar 23.02.2023 09:32

Tags: